AKTUALITET, 10 Nëntor 2020, 17:58

‘Zhuli ka mbuluar Tiranën’, Këlliçi-Veliajt: Mashtrues ke qenë, e mashtrues ke mbetur

‘Zhuli ka mbuluar Tiranën’, Këlliçi-Veliajt:

Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike Belind Këlliçi, akuzon kryetarin e bashkisë Erjon Veliaj si mashtrues, në Ditën Botërore të Pastrimit.

‘Fotot e kuruara nga dora e usta Erionit, përballë zhulit që ka mbuluar Tiranën’, shkruan Këlliçi në Facebook.

Në një video të postuar, kryetari i FRPD-së tregon pamjet nga ish aneksi i pasëm stërvitor te stadiumi kombëtar, i cili sot është kthyer në shesh mbeturinash.

Postimi i plotë i Belind Këlliçit:

Propaganda përballë Realitetit!

Fotot e kuruara nga dora e usta Erionit, përballë zhulit që ka mbuluar Tiranën.

Pamjet tregojnë ish aneksin e pasëm stërvitor të stadiumit kombëtar, sot një shesh mbeturinash.

Për ironi, në Ditën Botërore të Pastrimit!

Erion Veliaj, mashtrues ke qenë e mashtrues ke mbetur! ????

Falenderoj qytetarin që na e dërgoi! Realitetin e dinë të gjithë!