TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, pesë pacientë kanë humbur jetën nga COVID-19.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën me dije se në Kosovë janë realizuar 1,599 testime, prej të cilëve kanë rezultuar pozitiv 596 persona.
Gjithashtu IKSHPK njofton se në 24 orët e fundit janë shëruar 136 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 16,362 persona të shëruar.
Sakaq rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 295 raste, komuna Gjilan 51 raste, komuna Gjakovë 39 raste, komuna Fushë Kosovë 38 raste, komuna Prizren 26 raste, komuna Lipjan 17 raste, komuna Viti 14 raste, komuna Deçan 13 raste, komuna Drenas 13 raste, komuna Kamenicë 13 raste, komuna Pejë 11 raste, komuna Rahovec 10 raste, komuna Suharekë 8 raste, komuna Klinë 6 raste, komuna Podujevë 6 raste, komuna Kaçanik 5 raste, komuna Malishevë 5 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Ferizaj 4 raste, komuna Mitrovicë 4 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Junik 2 raste, komuna Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Hani i Elezit, Novobërdë dhe Skenderaj.