TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama dhe televizioni i tij personal, ERTV, kanë transmetuar ditën e sotme një material filmik, nga spitali Infektiv, për të treguar se si po luftohet koronavirusi në Shqipëri.
Rama e quan materialin "ekskluziv", me siguri i inspiruar nga fakti se është pronari i televizionit ERTV dhe përdor zhargon që i shkon për shtat mediave dhe jo kryeministrit të vendit, që mund t'i sigurojë pamjet brenda spitaleve, kur të dojë!
Materiali propagandistik i ERTV-së, shoqërohet me muzikë melankolike, përfshin intervista me mjekë dhe pacientë dhe sigurisht narratori shumë i pavarur i "Edi Rama TV", jep shpjegimet e rastit.
Në film sigurisht, mungonte raportimi i rasteve kur pacientët mbahen në ambulanca, apo kur ata hidhen nga katete e sipëme të spitalit...
Materialin filmik, që me sa duket është vetëm pjesa e parë e një serie filmash, që kryeministri do të publikojë, për të na shpjeguar se si e sheh ERTV-ja e tij, situatën e pandemisë në vend, mund ta ndiqni në facebook-un e Edi Ramës.
/TPZ.al/
