TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti Donald Trump, ka akuzuar Administratën e Ushqimeve dhe Barnave (FDA) dhe kompaninë Pfizer, se e njoftuan efektivitetine e vaksinës eksperimentale ndaj Covid-19, pas zgjedhjeve, sepse nuk kishin "kurajon" për ta bërë më parë. Ai deklaron se kjo ka ndodhur në mënyrë që Trump të mos kishte "një fitore" përpara zgjedhjeve.
Trump ka deklaruar gjithashtu se nëse Biden do të ishte president, vaksina nuk do të dilte edhe për katër vjet...
"Siç e kam thënë, Pfizer dhe të tjerët, do të lajmëronin një vaksinë vetëm pas zgjedhjeve, sepse nuk e kishin kurajon ta bënin më parë. Gjithashtu FDA, duhet ta kishte njoftuar më parë, jo për arsye politike, por për të shpëtuar jetë.
Nëse Joe Biden do të ishte president, nuk do ta kishit vaksinën edhe për katër vjet të tjera dhe as FDA nuk do ta aprovonte kaq shpejt. Burokracia do të vijonte të shkatërronte miliona jetë.
FDA dhe Demokratët, nuk donin që unë të kisha një fitore me vaksinën, përpara zgjedhjeve, kështuqë doli pesë ditë më pas - siç e kam thënë gjatë të gjithë kohës", shkroi Trump në një seri postimesh në Twitter.
Vaksina e Pfizer dhe BioNTech
Vaksina e parë që ka treguar efektivitet, mund të ndalojë mbi 90% të infektimeve, tregon një analizë paraprake.
Zhvilluesi i kësaj vaksine, Pfizer dhe BioNTech, e kanë përshkruar si “një ditë të jazhtëzakonshme për shkencën dhe njerëzimit”.
Vaksina e tyre është testuar tek 43,500 persona në gjashtë vende të ndryshme të botës, përfshirë SHBA-të dhe nuk ka patur shqetësime për efekte anësore.
Mbrojtja në mbi 90%, e bën këtë përparim mjaft të rëndësishëm, në kohën kur rregullatorët kishin deklaruar se mund të aprovonin një vaksinë edhe nëse ofrontet 50% efektivitet.
Pfizer dhe BioNTech pritet të aplikojë për aprovim emergjent të vaksinës, në fund të këtij muaji.
Në mbarë botën ka rreth 12 lloje vaksinash në faza të ndryshme testimi, por kjo është vaksina e parë që ka treguar rezultate.
Kompania mendon se mund të prodhoje 50 milionë doza deri në fund të këtij viti dhe rreth 1.3 miliardë deri në fund të vitit 2021.
Vaksina duhet të aplikohet në dy doza, me një diferencë prej tre javësh mes tyre
Dr Albert Bourla, drejtues i Pfizer, u shpreh se është hedhur një hap i madh përpara “për t’u dhënë njerëzve në mbarë globin, një zgjidhje kaq të nevojshme për të sjellë fundin e kësaj krize shëndetësore globale”.
Një nga themeluesit e BioNTech, e ka përshkruar rezultatin si një “moment historik”.
/TPZ.al/