TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka shpjeguar masat e reja që do të hyjnë në fuqi nga dita e nesërme.
Komiteti Teknik i Ekspertëve për pandeminë ka propozuar që, prej ditës së mërkurë, të kufizohet lëvizja nga ora 22:00 deri në 06:00 të mëngjesit.
“Nuk i kemi shpikur ne këto masa. Ka vende të tjera që kur vala e dytë e pandemisë ka përparuar më shpejt, i kanë marrë këto masa. Ne po ndjekim të njëjtën trajektore. Periudha vjeshtë-dimër do të jetë sfiduese jo vetëm për sistemin shëndetësor. E rëndësishme mbetet vetëm zbatimi i rregullave dhe masave të vendosura nga autoritetet shëndetësore. Ka shumë që mund të bëjnë shaka dhe të pyesin pse virusi del pas orës 22:00? Ekspertët nxjerrin përfundimet e tyre mbi aktivitetet që rrisin rrezikun për përhapjen e infeksionit”, tha Manastirliu.
“Një nga konkluzionet është se baret, restorantet dhe lokalet e natës janë burim infeksioni sepse të rinjtë, në këto vende, relaksohen dhe bëhen shkaktarë të përhapjes së virusit te grumpmoshat e tjera. Të themi të vërtetën, në këto ambiente zbatueshmëria e rregullave nuk ka qenë 100%”, nënvizoi Manastirliu.
MASAT E MARA
1. Kufizimi i lëvizjes nga ora 22:00 – 06:00 në të gjithë vendin, me përjashtim të lëvizjes për motive pune, emergjenca shëndetësore apo nevoja të domosdoshme.
2. Ndalohen aktivitetet e bareve – restoranteve nga ora 22:00 – 06:00 (përvec shërbimit delivery).
3. Smart-working për administratën publike (sipas specifikës së sektorit) në zbatim të protokolleve të sigurisë. Përjashtim bëjne strukurat ofruese të shërbimeve duke zbatuar protokollet e sigurisë.