AKTUALITET, 10 Nëntor 2020, 16:09

“Tradhtoi” me Dick Marty-n, e mori Rama strateg për zgjedhjet (Dokument)

Edi Rama e paska marrë në gji “tradhtarin”, deputetin e PD-së që votoi pro raportit të  verdhë të Dick Marty-t në Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Ai quhet Ilir Rusmali. Nuk është e vështirë të gjendet, ndodhet në faqen zyrtare të Këshillit të Evropës, ku tregohet se cili votoi pro dhe kundër rezolutës për hetimin e krimeve të luftës në Kosovë.

Dokumenti nr. 12462, i datës 7 janar 2011, tregon se tre deputetët  shqiptarë që gjendeshin në atë sallë, votuan në këtë mënyrë: Damian Gjiknuri (PS) votoi kundër; Shpëtim Idrizi (PDIU) votoi kundër dhe mbajti edhe fjalim kundër. Ndërsa Ilir Rusmali (PD) votoi pro.

Po ku shkoi Rusmali më tej, në karrierën e tij, pasi e largoi Berisha?

Pas zgjedhjeve të vitit 2013, Rusmali kalon si ekspert i jashtëm në komisionin për reformën zgjedhore ku bëhet bashkëpunëtor i Gjiknurit. Edhe ndryshimet e fundit në Kodin Zgjedhor kanë si autor Rusmalin.

Në Kuvend, si pjesë të Komisionit për Ankesa dhe Sanksione (KAS) ai do të ketë përgjegjësi edhe për zgjedhjet më 25 prill 2021. Pra, pse Rama e mori kaq pranë “tradhtarin”, apo ka kërkuar falje dhe ne nuk e dimë?

/TPZ.al/