TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Partia Demokratike ka reaguar lidhur me marrëveshjen e arritur mes naftëtarëve dhe qeverisë.
Ish-deputeti Enkelejd Alibeaj, përmes një postimi në rrjetet sociale, k shkruan se asgjë nuk ka ndodhur dhe se historia për ta do të përsëritet. Më tej, në postimin e tij, Aliebaj thekson se ajo që i ka premtuar Rama naftëtarëve është një mashtrim.
“Historia e mashtrimeve dhe e vjedhjeve të pasurisë kombëtare përsëritet çdo herë me Edi Ramën. Edi Rama di vetëm të gënjejë. Një gënjeshtër sot, një gënjeshtër mot, ka kaq vite që u bën naftëtarëve premtime boshe.
“U mbars mali e polli një mi” – është thënia që i rri më mirë Edi Ramës, sepse edhe kësaj here asgjë nuk ka për të ndodhur. Naftëtarët do të vuajnë, nafta do të vidhet.
Ndiqeni videon! Aty është fytyra e një kryeministri të pafytyrë që tallet me bukën e gojëa të qindra familjeve. Thotë të njëjtat gënjeshtra që të shtyjë edhe një ditë tjetër në karrige. Ajo është e vetmja gjë që i intereson.
Njerëzit nuk i ka patur dhe nuk i ka në llogari,”– shkruan Alibeaj.