AKTUALITET, 10 Nëntor 2020, 16:47

Gjykata e Apelit Administrativ rikthen Zhaklina Peton në garë për Kushtetuesen, KED e përjashtoi

Gjykata e Apelit Administrativ rikthen Zhaklina Peton në garë për

Zhaklina Peto do të rikthehet në garë për Gjykatën Kushtetuese. BalkanWeb mëson se Gjykata e Apelit Administrativ i ka pranuar padinë asaj.

Disa ditë më parë Apeli Administrativ riktheu po në garë Eugen Papandilen.

Tashmë të dy këta kandidatë që KED i përjashtoi do të duhet t’i rishqyrtojë sërish si kandidatë të mundshëm për Gjykatën Kushtetuese.