AKTUALITET, 10 Nëntor 2020, 15:09

Covid-19/ Mbretëria e Bashkuar merr masat të jetë gati për shpërndarjen e vaksinës në fillim të dhjetorit

Covid-19/ Mbretëria e Bashkuar merr masat të jetë gati për


Mbretëri e Bashkuar - Ministri i Shëndetësisë, Matt Hancock, i ka kërkuar NHS-së (Shërbimit Kombëtar Shëndetësor), që të jetë gati për shpërndarjen e vaksinës së Covid-19, që prej fillimit të dhjetorit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ministri për televizionin Sky News.

Ditën e djeshme u mësua se vaksina e kompanisë Pfizer dhe BioNTech, ka arritur efektivitet deri në 90%, çka e bën atë një zhvillim mjaft premtues në luftën kundër Covid-19.

Shërbimi shëndetësor në MB, do të asistohet edhe nga ushtria për shpërndarjen e vaksinës.

Hancock deklaroi gjithashtu se vaksinën që do të aprovohet, kur të shihen të gjitha të dhënat e testimeve, do ta marrin fillimisht punonjësit e shërbimit shëndetësor dhe personat e moshuar.

Vaksina e Pfizer dhe BioNTech

Vaksina e parë që ka treguar efektivitet, mund të ndalojë mbi 90% të infektimeve, tregon një analizë paraprake.

Zhvilluesi i kësaj vaksine, Pfizer dhe BioNTech, e kanë përshkruar si “një ditë të jazhtëzakonshme për shkencën dhe njerëzimit”.

Vaksina e tyre është testuar tek 43,500 persona në gjashtë vende të ndryshme të botës, përfshirë SHBA-të dhe nuk ka patur shqetësime për efekte anësore.

Mbrojtja në mbi 90%, e bën këtë përparim mjaft të rëndësishëm, në kohën kur rregullatorët kishin deklaruar se mund të aprovonin një vaksinë edhe nëse ofrontet 50% efektivitet.

Pfizer dhe BioNTech pritet të aplikojë për aprovim emergjent të vaksinës, në fund të këtij muaji.

Në mbarë botën ka rreth 12 lloje vaksinash në faza të ndryshme testimi, por kjo është vaksina e parë që ka treguar rezultate.

Kompania mendon se mund të prodhoje 50 milionë doza deri në fund të këtij viti dhe rreth 1.3 miliardë deri në fund të vitit 2021.

Vaksina duhet të aplikohet në dy doza, me një diferencë prej tre javësh mes tyre

Dr Albert Bourla, drejtues i Pfizer, u shpreh se është hedhur një hap i madh përpara “për t’u dhënë njerëzve në mbarë globin, një zgjidhje kaq të nevojshme për të sjellë fundin e kësaj krize shëndetësore globale”.

Një nga themeluesit e BioNTech, e ka përshkruar rezultatin si një “moment historik”.

/TPZ.al/