AKTUALITET, 10 Nëntor 2020, 14:52

Ishte e shtruar në Tiranë, ndërron jetë nga koronavirusi 40-vjeçarja nga Lazarati

Ishte e shtruar në Tiranë, ndërron jetë nga koronavirusi

Një 40-vjeçare ka humbur jetën nga koronavirusi. Viktima ishte nga Lazarati.

40-vjeçarja ishte e shtruar në Tiranë, për shkak të gjendjes së saj të rënduar, por nuk ka mundur ta mposhtë virusin e rrezikshëm.

Mësohet se ajo punonte në një rrobaqepësi.