TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Faji është i imi, nuk kanë faj lojtarët”, u shpreh Panuçi në media pas humbjes 0-4 nga Skocia. Pavarësisht të gjitha deklaratave dhe optimizmit që u mundua të japë apo edhe duke fajësuar mediat, Shqipëria u sakatua nga formacioni thuajse i dytë i Skocisë në “Loro Boriçi”.
E ndërsa pjesa e parë u vendos nga dy episode, në të dytën nuk u pa thuajse fare dora e trajnerit për të ndryshuar diçka, ose të paktën që skuadra të ruante nderin. Megjithatë, zgjedhjet e trajnerit duket se vendosen gjithnjë në momentin e fundit dhe se në jo pak raste ka ndodhur që ai të kryejë zëvendësime shpejt.
Edhe kur nuk zëvendëson rreth mesit të pjesëve, shfaq “pendesë” për çfarë vendos të bëjë.
PRAPASKENA – Gjatë të gjithë pjesës së dytë, trajneri Panuçi është parë shumë i heshtur. Italiani është vënë re nga kamerat se nuk ka komunikuar thuajse fare me futbollistët. Në fund të takimit ai tha ndër të tjera se çdo zgjedhje e tij ishte e gabuar dhe se merrte përsipër përgjegjësitë. “Panorama Sport” mëson një prapaskenë gjatë ndeshjes.
Trajneri përgjatë gjithë pjesës së parë ka “shfryrë” disa herë duke iu drejtuar ndihmësit të tij, Marko Kaseti: “Pse e futa Mavrajn? Pse ndërrova mendim dhe nuk nisa me Ismajlin”, ka qenë një pjesë e kritikave personale që italiani ka bërë, ndërkohë që ndeshja ka qenë në zhvillim e sipër./ Panorama/