AKTUALITET, 18 Nëntor 2018, 20:36

Media bullgare: Gruevski largohet nga Hungaria; dy shtete i kanë ofruar azil

Media bullgare: Gruevski largohet nga Hungaria; dy shtete i kanë ofruar

Media bullgare ‘Fokus’ raporton se ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski është larguar nga Hungaria, ku kishte kërkuar azil, për shkak të frikës se mund të ekstradohej në vendin e tij.

Informacionin e ka bërë të ditur per gazeten një funksionarë i lartë i VMRO-DPMNE-së, duke theksuar se destinacioni final mund të jetë Rusia ose Turqia.

Sakaq, dje mediat hungareze kanë raportuar se Nikola Gruevski është arratisur të mërkurën, me aeroplanin e oligarkut të afërt me kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban, por pa dhene destinacionin e tij.