TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Zvicra ka mundur me rezultatin 5-2 Belgjikën, në takimin e fundit të Ligës së Kombeve. Megjithëse ishin në disavantazhin e dy golave, zviceranët kanë ditur të reagojnë mirë duke shënuar 5 gola të tjerë. Me këtë fitore, Zvicra ka fituar edhe grupin e saj, duke u renditur e para me pikë të barabarta por me më shumë gola se Belgjika.
Sakaq, Greqia ka humbur në shtëpi ndaj Estonisë me rezultatin 0-1, ndërsa Hungaria ka fituar 2-0 përballë Finlandës. Më herët, janë luajtur edhe takimet Angli-Kroaci (2-1), Irlandë e Veriut-Austri (1-2), Moldavi-Luksemburg (1-1) dhe San Marino-Bjellorusi (0-2)
Rezultatet:
Zvicër-Belgjikë 5-2
Rodrigez 26′, Seferovic 31′, 44′, 84′, Elvedi 62’/ Hazard 2′ 17′
Greqi-Estoni 0-1
Lamprubolos (ag) 44′
Hungari-Finlandë 2-0
Slazai 29′, Nagi 37′
Të luajtura
Irlanda e V.-Austri 1-2
Evans 57′ / Shlager 49′, Lazaro 90+3′
Moldavi-Luksemburg 1-1
Ginsavi 58′ / Bensi 70′
San Marino-Bjellorusi 0-2
Dragun 8′, Saroka 53′
Angli-Kroaci 2-1
Lingard 78′, Kejn 85 / Kramaric 57′
