TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një sasi eksplozivi i është vendosur makinës së drejtorit të Hekurudhave në Durrës, Adi Dyrmishi.
Sipas informacioneve mjeti i Dyrmishit ndodhej i parkuar në lagjen ku ai banon, që është afër stacionit të trenit.
Mësohet se lënda plasëse është venduar gjatë natës në makinë, por fatmirësisht nuk ka të lënduar se Dyrmishi e ka pikasur lëndën plasëse në mjetin e tij.
Ai e ka parë tritolin që ishte në makinën e tij dhe nuk ka tentuar të që të futet brenda saj. Dyrmishi mban postin e Drejtorit ë Hekurudhave prej rreth një viti, me herët ai ka mbajtur postin e drejtorit të zyrës se Pasurisë se Paluajtshme.