TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas një viti në arrati është arrestuar 27 vjeçari Bektash Muka, autori i grabitjes së gjysmë milioni euro bizhuteri në një qendër tregtare në Maltë.
Sipas mediave malteze Muka u arrestua gjatë tentativës për t’u arratisur pranë aeroportit. Gjatë kontrollit Mukës iu gjet një armë zjarri, drogë dhe makinë e vjedhur.
Shqiptari u pikas nga policia e aeroportit teksa përpiqej të kalonte gardhin rrethues, kjo ka mjaftuar për ta arrestuar. Pas verifikimit rezultoi se Muka ishte autori i grabitjes së bizhuterive në Sliema tetorin e vitit të kaluar.
Vlera e bizhuterive ishte gjysme milionë euro. Pas ngjarjes në pranga u vu Daniel Muka që policia tha se ishte vëllai i Bektashit. TPZ.AL