AKTUALITET, 19 Nëntor 2018, 09:47

‘Do fitosh çmimin Oskar si aktori më i mirë’, qytetarët tallin keq Edi Ramën

Kryeministri Edi Rama publikoi në rrjetet sociale një video, në të cilën tregohet se ka qenë në një familje të varfër shqiptare.

“Mirëmëngjesi! Dhe me familjen e Ilirit, ku po kthehet shpresa tek e nesërmja dhe shtëpia e tij e re ka filluar të ngrihet, ju uroj një të diel të qetë me familjen e Ilirit, ku po kthehet shpresa tek e nesërmja dhe shtëpia e tij e re ka filluar të ngrihet, ju uroj një të diel të qetë”, – ka shkruar Rama krahas videos që ka postuar.

Por, pas këtij postimi qytetarët kanë shpërthyer në akuza dhe kritika të forta në drejtim të kryeministrit Rama.

“Me vjen mire per familjen e Ilirit por ndihem keq kur mendoj per “Iliret” e tjere, te cilet nuk jane pjese e show “ Nje fundjave ndryshe “ .

Nuk eshte kjo menyra e funksionimit te nje shteti normal, ku institucion konsiderohet individi “, – ka shkruar një komentuese.

Ndërsa një tjetër komentues e ka cilësuar videon e Ramës film për çmimet Oskar.

“Sa film i bukur tamam per cmimet Oscar si aktori me i mire dhe propaganda me e mire”, – ka vazhduar ai më tej.

Kurse një tjetër komentues ka shkruar me ironi “Mos ja prish edhe këtij, që ti marrësh votat pas gjashtë vitesh”.