AKTUALITET, 19 Nëntor 2018, 09:28

Plagosi me thikë babë e bijë, arrestohet 32 vjeçari/ EMRI

Plagosi me thikë babë e bijë, arrestohet 32 vjeçari/ EMRI

Policia ka arrestuar në Berat 32 vjeçarin Fatjon Toska, banues në lagjen “Barikada” pasi gjatë një konflikti ka plagosur me thikë dy persona.

Ngjarja në fjalë ndodhi mbrëmjen e djeshme në lagjen “Çlirim” në Berat.

Policia bënë me dije se të plagosur mbetën shtetasja me inicialet R.D., 23 vjeçe dhe babai i saj, 53-vjeçari me inicialet G.D., 53 vjeç, të dy banues në lagjen “Çlirim”. Fill pas ngjarjes babë e bijë u transportuan me urgjencë në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë. Konflikti ka ndodhur për motive të dobëta. Ndërkohë mbi 32-vjeçari rëndon akuza “Plagosja e lehtë me dashje”. TPZ.AL