AKTUALITET, 19 Nëntor 2018, 08:44

Banorët e "Astirit" sërish protestë sot

Banorët e "Astirit" sërish protestë sot

Ditën e sotme pritet që fadromat e IKMT-së të nisin prishjen e banesave të banorëve të “Astirit” nga ana tjetër ky projekt është kundërshtuar ashpër nëpërmjet protestave që kanë zgjatur 15 ditë.

Dje u zhvillua protesta në sheshin “Shqiponja”, banorët paralajmëruan sërish sot protestë. Ata thanë se nuk do të lejojnë prishjen e banesave të tyre, madje deklaruan se do t’i mbrojnë me trupat e tyre. “Është çështje për jetë a vdekje”, kështu u shpreh njëri prej banorëve.

Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca shpjegoi dje se projekti i Unazës së Re nuk ka një leje ndërtimi të qartë, duke shtuar se qeveria duhet të gjente një zgjidhje për banorët e “Astirit”. TPZ.AL