TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Vettingu në politikë risjell në Tiranë delegacionin e Komisionit të Venecias. Delegacioni do të qëndrojë për dy ditë në vendin tonë, në kuadër të përgatitjes së opinionit mbi draftamendamentet kushtetuese për të bërë të mundur Vetting-un e politikanëve, përfshirë vlerësimin e marrëdhënieve të zyrtarëve të lartë me krimin e organizuar.
Delegacioni do të nisë takimet nga kryesia e Kuvendit, me nënkryetaren Vasilika Hysi, për të vijuar më pas me krerët e grupeve parlamentare, Taulant Balla, Edmond Spaho dhe Petrit Vasili, në të tre takime të veçanta. Gjithashtu delegacioni i Venecias do të zhvillojë takime me Presidentin Meta, ministren e drejtësisë, Etilda Gjoni si edhe ambasadorin e BE në vendin tonë Luigi Soreca.
Vetting-u në politikë është propozimi i opozitës. Pakica parlamentare argumenton se përmes këtij instrumenti synohet ç’montimi i lidhjeve të politikanëve me krimin e organizuar. Mazhoranca është shprehur se kërkesat e opozitës marrin përgjigje nga instituciuone që pritettë ngrihen së shpëjti si Byroja Kombëtare e Hetimit dhe Prokuroria Speciale.
Megjithatë, socialistët janë në pritje të opinionit të Venecias për të thënë fjalën e fundit./ BW/