AKTUALITET, 19 Nëntor 2018, 10:09

I pastrehë dhe në të ftohtë, shqiptari vdes sipër stolit/EMRI

I pastrehë dhe në të ftohtë, shqiptari vdes sipër

Mëngjesin e sotëm në  Itali është gjetur i pajetë sipër stolit, në një park 47 vjeçari shqiptar Ardjan Sulo.

Sipas policisë italiane Sulo ka ndërruar jetë nga i ftohti, ndërkohë që me herët, thuhet se kishte kërkuar lëmoshë dhe ndihme në një kishë aty pranë.

Banorët e zonës e njihnin Ardjan Sulon, pasi e kishin parë shpesh të lëvizte me një karroce.

Mungesa e një strehe dhe temperaturat e ulëta mendohet t’i kenë shkaktuar vdekjen 47 vjeçarit shqiptar.TPZ.AL