AKTUALITET, 21 Nëntor 2017, 16:12

Si do të varroset vrasësi Charles Manson?

Charles Manson, lideri i kultit amerikan që inspiroi vrasjet makabre në vitin 1960, ka vdekur. Por çfarë do të ndodhë me trupin e tij të pajetë?

Autoritetet në Kaliforni, po kërkojnë një zgjidhje e cila do të respektojë edhe familjet e viktimave të shumta të Manson.

Autoritetet po mundohen të evitojnë një memorial i cili më pas mund të kthehet në një vend makabër.

Ligji parashikon se familjarët e Manson, kanë 10 ditë kohë për të tërhequr trupin e tij. Nëse ata nuk e bëjnë një gjë të tillë, atëherë burgu duhet të marrë përsipër varrimin e vrasësit.

Burimi: BBC