AKTUALITET, 2 Tetor 2018, 13:52

‘Xhisiela’, Bylykbashi: Përdhunuesi Rraja, zëdhënës i Ramës për zgjedhjet

‘Xhisiela’, Bylykbashi: Përdhunuesi Rraja,

Pas deklaratës së Rexhep Rrajës ku kërcënoi Lulzim Bashën në zgjedhjet e ardhshme, ka ardhur reagimi i deputetit Oerd Bylykbashi.

Bylykbashi përmes një postimi në “Facebook” shkruan se PS e paska gjetur konsensusin për reformën zgjedhore. ‎ Sipas tij arsyeja është shumë e thjeshte: po sot, nën pranga për dhunimin e një vajze të pafajshme, i biri i Rrahman Rrahjes kërcënon opozitën do ta shihni në zgjedhje.

Reagimi i plotë:

Rexhep Rrahja - zedhenesi i PS per zgjedhjet

‎PS e paska gjetur konsensusin per reformen zgjedhore. ‎PS deklaron sot se do te beje propozimet e saj te njeanshme per Kodin zgjedhor. Arsyeja eshte shume e thjeshte: po sot, nen pranga per dhunimin e nje vajze te pafajshme, i biri i Rrahman Rrahjes kercenon opoziten: do ta shihni ne zgjedhje.

‎Zedhenes dhe prove me te mire te paktit te PS me krimin ‎per te dhunuar zgjedhjet nuk ka! Kjo eshte reforma qe propozon PS! TPZ.AL