AKTUALITET, 2 Tetor 2018, 11:50

Vetëvrasja/ Misionet në Irak dhe puna te Garda e Ariol Mançes

Vetëvrasja/ Misionet në Irak dhe puna te Garda e Ariol Mançes

Pas vetëvrasjes së punonjësit të Gardës së Republikës në ambientet e këtij institucioni, kanë dalë detaje të reja lidhur me detyrat e tij.

30-vjeçari Ariol Mançe u gjet i pajetë nga kolegët e tij, pasi me armën e shërbimit pistoletë tip “Zastava” vrau veten gjatë mesnatës.

Mançe kishte tri vite që shërbente në Gardë, ndërsa ishte një ushtarak i kualifikuar. Po ashtu mësohet se i riu kishte qenë pjesë e misioneve paqeruajtëse jashtë vendit, si në Irak.

Ndërkohë, nga hetime e grupit hetimor, provat e mbledhura, çojnë në një vetëvrasje.

Kjo duke u bazuar tek trajektorja e plumbit, mesazhi i gjetur në telefonin e tij, ku i shpjegonte babait të tij arsyen e vetëflijimit. Pavarësisht faktit se i riu kishte pranuar si motiv të vetëvrasjes, ndarjen nga e dashura e tij, me të cilën kishte pasur një lidhje të gjatë, hetuesit po shohin edhe  të tjera pista. /TPZ.AL/