AKTUALITET, 2 Tetor 2018, 12:06

Kërcënon Rexhep Rraja: Lulzim Basha ta provojë në votime!

Rexhep Rraja, është paraqitur sot në gjykatën e Krujës, për të marrë masën e sigurisë. Gjykata ka vendosur masën "arrest me burg" për 24 vjeçarin, i cili akuzohet për përndjekjen e Xhisiela Malokut.

Duke dalë nga gjykata, Rraja ka lëshuar edhe një "paralajmërim" për liderin e opozitës, Basha, duke thënë se do ta shohë në zgjedhje se kush është Rexhep Rraja.

“Lulzim Basha, ta provojë në votime, Lulzim Basha”, ka thënë Rexhepi me ton kërcënues.

Duket se djali i deputetit Rraja është më i shqetësuar për zgjedhjet dhe Lulzim Bashën,  se sa për fatin e tij prapa hekurave. Komunikimi i tij kërcënues edhe pse me pranga në duar, tregon qartë se me çfarë është përballur Xhisiela Maloku. Djali i deputetit, nuk e ka aspak problem të kërcënojë kreun e opozitës, përpara kamerave dhe jo më një vajzë të pambrojtur në Nikël.

/TPZ.AL/