TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia ka arrestuar 32 vjeçarin Albano Cano banues në Vlorë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtarë për “Vrasje të mbetur në tentativë”.
Cano ishte shpallur në kërkim nga Interpol Roma pasi Autoritetet Gjyqësore Rimini/Itali kanë lëshuar Urdhërin e Arrestin Ndërkombëtar.
Njoftimi i policisë:
Policia Vlorës ka arrestuar një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe konkretisht:
Albano Cano, 32 vjeç, lindur dhe banues në Vlorë.
Ky shtetas më datë 10.09.2018, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma pasi Autoritetet Gjyqësore Rimini/Itali kanë lëshuar Urdhërin e Arrestin Ndërkombëtar për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë”, parashikuar nga neni 56, 61, 575 të Kodit Penal Italian.
Materialet do ti dërgohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprime të mëtejshme. TPZ.AL