AKTUALITET, 2 Tetor 2018, 12:17

Prokuroria: 17 vite burg për Shullazin, 15 për Gilmano Danin

Prokuroria: 17 vite burg për Shullazin, 15 për Gilmano Danin

Është dhënë sot pretenca për Emiljano Shullazin dhe grupin e tij.

Prokuroria për Krimet e Rënda kërkoi sot 17 vite burg për Shullazin, ndërsa për Gilmando Danin 15. Ndërkohë, për pjesëtarët e tjerë të grupit Endrit Qyqja e Endrit Zela u kërkua 11 vite burg, ndërsa 10 vite për Blerim Shullazin.

Në pranishëm në seancën gjyqësore ishin përfaqësues të Ambasadës Amerikane si ato gjermane.

Pretenca

Jepet sot pretenca për Emiljano Shullazin dhe bashkëpunëtorët e tij. Pas dështimit të seancës së kaluar, që ishte parashikuar të mbahej më 25 shtator, ditën e sotme forca të mëdha policore kanë zbarkuar tek Krimet e Rënda, për të monitoruar nga afër situatën.

E gjithë policia, forcat speciale, FNSH me armatim të rëndë ka zbarkuar dhe ka rrethuar institucionin dhe zonën përreth, ndërsa nga pamjet e siguruara nga ‘BalkanWeb’ shihen edhe autoblindat. Kujtojmë se çështja “Shullazi” shkaktoi një furtunë në Prokurorinë e Përgjithshme dhe atë të Krimeve të Rënda. Siç u raportua edhe pak ditë më parë, arsyeja e shtyrjes së seancës gjyqësore ishte pas kërkesës së Blerim Shullazit, i cili deklaroi se ishte i sëmurë.

Në bankën e të akuzuarve janë Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Qyqja, Endrit Zela dhe Blerim Shullazi, por ata sot nuk janë prezent në seancë, ndërsa kafazi i hekurt është bosh. Në sallën e gjyqit janë vetëm avokatët e tyre.

Kryeprokurorja Arta Marku bëri lëvizje në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe kërkoi hetim disiplinor për disa prej prokurorëve pasi nuk pranonin të merrnin përsipër çështjen. Por pas debateve u vendos dhe katërshja e tyre, Donika Prela, Gentjan Osmani, Anton Martini dhe Besnik Muçi.

BalkanWeb