AKTUALITET, 2 Tetor 2018, 13:10

Përsëri protestë për shkollën, banorët në Mengël bllokojnë rrugën

Përsëri protestë për shkollën, banorët në

Vijon protesta e nxënësve dhe prindërve në fshatin Mengël të Elbasanit, të cilët kërkojnë hapjen e shkollës 9-vjeçare të fshatit e dëmtuar nga një tërmet një vit më parë.

Protestuesit janë ulur në mes të rrugës dhe kanë bllokuar qarkullimin në aksin kombëtar Elbasan-Librazhd duke krijuar radhë të gjata automjetesh.

Sipas specialistëve, shkolla e Menglit ka nevojë për rikonstruksion forcues të strukturave pasi rrezikon të shembet. Në të tillë situatë nxënësve u është siguruar transporti falas deri në shkollat e qytetit, por rreth 200 nxënës e kanë bojkotuar.