AKTUALITET, 2 Tetor 2018, 13:19

Rrexhep Rraja kërcënoi PD, reagon aktivisti pas presionit të djalit të deputetit

Rrexhep Rraja kërcënoi PD, reagon aktivisti pas presionit të

Ditën e sotme nga Gjykata e Krujës, Rexhep Rraja dha një mesazh të qartë politik, se përballja e radhës për të me opozitën do të ishin zgjedhjet.

Në asnjë moment ai nuk shfaqi shenja pendimi lidhur me dhunimin e vajzës, duke e kaluar në plan të dytë historinë e arrestimit të tij.

Lidhur me këtë ngjarje të shënuar në dalje të gjykatës ka reaguar dhe aktivisti Besjan Pesha, i cili shprehet se pikërisht në zgjedhje e merr fuqinë Rexhepi bashkë me të ngjashmit e tij, që dhunojnë për shkak të pushtetit politik që kanë.

Reagimi i Peshës:

Rrexhepi me pranga në duar foli sot para medias. Nuk kërkoi falje, as mëshirë, as tregoi pendim. JO!

Rrexhepi me pranga në duar tha “shihemi në zgjedhje”.

Aty e merr fuqinë ai dhe të ngjashmit e tij, ditën e zgjedhjeve.

Rroftë Rrexhepokracia!