AKTUALITET, 2 Tetor 2018, 12:51

DETAJE/ ”Pse më sheh”, si u plagos me thikë 29 vjeçari

DETAJE/ ”Pse më sheh”, si u plagos me thikë 29

Pas identifikimit dhe shpalljes në kërkim të autorit të plagosjes me thikë në Elbasan të 29 vjeçarit me iniciale B.S., kanë dalë detaje të reja.

Mësohet se konflikti midis autorit 37 vjeçar me iniciale A.P., dhe të riut të plagosur ka nisur për motive të dobëta.

Autori i plagosjes i ka kërkuar llogari se përse vijon ta shohë, duke vijuar me pas përdorimin e fjalëve banale deri në përdorimin e thikës.

Njoftimi i policisë:

Nga Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Plagosja e lehtë me dashje” parashikuar nga nenet 279, 89 të Kodit Penal, për shtetasin:

• A. P., 37 vjeç, banues në lagjen “5 Maji” , Elbasan.

Pasi në lagjen “5 Maji”, për motive të dobëta ka goditur me mjetë prerës (thikë) në këmbë shtetasin B.S., 29 vjeç, banues në lagjen “Emin Matraxhiu” Elbasan, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Elbasan jashtë rrezikut për jetën.

Sipas burimeve konflikti ka nisur për motive të dobëta. 37-vjecari i ka kërkuar llogari se përse vijon ta shohë, duke vijuar me pas përdorimin e fjalëve banale deri në përdorimin e thikës. TPZ.AL