AKTUALITET, 2 Tetor 2018, 12:20

Kërcënoi Bashën, PD përgjigje Rexhep Rrajës: Merr kurajo nga Rama

Kërcënoi Bashën, PD përgjigje Rexhep Rrajës: Merr

Pas deklaratës së djalit të deputetit të PS-së Rahman Rraja, Rexhepit ku tha “Lulzim Basha do ta shohë në votime” ka ardhur përgjigja nga PD.

Përmes një postimi në “Facebook” deputeti i Klevis Balliu shkruan se deklarata e Rrexhep Rrajës është një kërcënim, sipas tij kjo kurajo merret nga Rama.

Reagimi i Balliut:

EDHE PAS HEKURAVE REXHEP RRAJA KËRCËNON.

Këtë kurajo Rexhepi e merr nga Edvin Kristaq Rama.

Rexhepi tashmë i certifikuar si dhunues dhe përdhunues mund të jetë sot një aset kryesor për Rilindjen në zgjedhje.

Edhe pse me pranga duar Rexhepi kërcënon duke thënë se do të shihemi në votime.

E garantuar është që nëse përfshihet edhe në prostitucion rrezikohet edhe vendi i ndonjë ministri, i cili sot ka si talent thjesht vjedhjen.

Të jesh hajdut në Rilindje nuk do të thotë ndonjë gjë por nëse ke dhe prostitucionin, përdhunimin dhe armët atëherë je absolutisht një aset për këtë bandë në pushtet. TPZ.AL