TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë, ku një i ri pretendon se është plagosur nga policia. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se pre e dhunës ka rënë 24-vjeçari Sidion Tabaku. Ngjarja është regjistruar mbrëmjen e djeshme ne zonën e Alliasit në Tiranë.
Bezati raporton se dje i riu ka qenë duke drejtuar një motor, pornuk i ishte bindur policisë. Kjo e fundit është vene në ndjekje të tij, ndërsa thuhet se ka shtënë edhe me armë në drejtim të 24-vjeçarit, i cili ka marrë plumb në këmbë. Në një intervistë ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’, Tabaku nga ambientet e spitalit ka treguar dhunën e ushtruar sipas tij nga policët.
Ai tha se nuk e dinte që policia ishte vënë në ndjekje të tij. “Nuk e dija qe policia ne ndiqte mua. Policet qëlluan 4 here me armë drejt meje. Pasi u rrezova kur me plagosen me kanë dhunuar me shkelma. Me lanë ne rruge dhe u larguan”, tha i riu.
INTERVISTA
Çfarë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme?
Rreth orës 23:10 apo 23:20 isha duke kaluar në drejtim të spitaleve, dhe aty ishin dy patrulla policie. Ato shoh që po vinin nga pas. Unë u tremba dhe i jap gaz motorit, por ata shtinë me armë.
Shtinë me armë drejt teje?
Po shtinë drejt. Ndërkohë vazhdoj eci prapë dhe dëgjoj një krisëm të dytë. Sa kaloj një karburant dhe futem në lagje. Më pas dëgjoj dy krisma të tjera. Një nga plumbat më kapi në këmbë. Më pas bie përtokë./BW/