TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, iu është përgjigjur deklaratave të opozitës për të, duke i quajtur ato sulme personale, por ai tha se nuk do të përfshihet në këto debate.
“Me partnerët tanë ndërkombëtarë po punojmë fort për evidentimin dhe goditjen e marrëdhënieve të tilla. Shkëmbimi i eksperiencave është mjë ndihmë e madhe në këtë proces. Opozita të bëhet mbështetje pa rezerva. Është pa kuptim nëse lidershipi i opozitës vijon me sulme personale. Efikasitetit është zero. Nëse vijon të merret me sulme personale nuk kam ndërmend të humb kohë duke u përfshirë në këtë debat”, - tha Xhafaj, duke iu referuar fjalimit të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, që e akuzon vëllain e ministrit, Agron Xhafaj, si trafikant narkotikësh.
“Jam ulur në atë karrige, - tha Xhafaj, - jo për ambicie personale por për t’iu shërbyer qytetarëve për të siguruar se reforma në drejtësi do zbatohet për të qenë të gjithë të barabartë para ligjit. Nëse diskutohet si ta bëjmë luftën kundër krimit jam gati për debat”.
Sipas ministrit të Brendshëm, lufta kundër krimit të organizuar është një sfidë e madhe për të gjithë.
“Por, - theksoi Xhafaj, - nuk kemi zgjidhje vetëm ta fitojmë sepse vetëm kështu do ta çojmë vendin drejt BE-së.