AKTUALITET, 16 Nëntor 2017, 16:02

VIDEO/ Dashamir Shehi i përgjigjet Ramës: Unë kam pirë ndonjë gotë ,por jo drogë

VIDEO/ Dashamir Shehi i përgjigjet Ramës: Unë kam pirë

Deputeti Dashamir Shehi i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama i cili më herët adresoi disa batuta ndaj kreut të LZHK-së lidhur me pijen.

Nga foltorja e Kuvendit Shehi e quajti të turpshme që është përmendur “qepa dhe rakia” duke kërkuar reagim nga ana e deputetëve.

Ai tha se ka konsumuar me raste pije alkolike por jo drogë.

“Jo qepa, jo rakia. Unë kam pirë ndonjë gotë raki, madje lashë një gotë të mirë vere para se të vija në seancë por drogë ama nuk kam pirë kurrë. Ky është turp i madh dhe turp ju qoftë juve që nuk reagoni”, tha Shehi.

https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/10155799127664909/