TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjykata ka rrëzuar gjatë ditës së sotme kërkesën e dy kushërinjve për gjykim të shkurtuar, Dejvi dhe Eugen Bitraj të cilët akuzohen për vrasjen e Marvi Mihalit.
Ndërkohë gjykata ka rrëzuar edhe kërkesën për ndarje të çështjes për vëllezërit Kridens dhe Marsel Allës.
Sipas Gjykatës, gjykimi i shkurtuar do ta dëmtonte çështjen.
Marvi Mihali u vra pas sherrit për një karikues telefoni në datën 31 korrik të itit 2017.
Ngjarja
Marvi Mihali u vra më 31 korrik të vitit 2017 në zonën e stadiumit “Dinamo”. Miku i tij Armend Haxhiu i kishte shitur një telefon Devi Bitrajt por nuk i kishte dhënë karikuesin. Pas debateve mes Haxhiut dhe Bitrajve është vendosur që të takohen për t’u sqaruar tek Dinamo.
Haxhiu ka kërkuar që aty të shkonte edhe miku i tij Marvi Mihali dhe pas shumë telefonatash ka arritur ta bindë Marvin.
Sapo ka mbërritur Mihali, Haxhiu ka goditur me grusht një prej të dyshuarve. Marvi ka ndërhyrë për t’i ndarë dhe aty është goditur me thikë nga Devi Bitraj. Familjarët kërkuan që të katër të rinjtë të përgjigjen për akuzën e vrasjes me paramendim në bashkëpunim sepse sipas tyre i kanë ngritur kurth Marvit.
TPZ.AL