TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shqipëria ka mbajtur një qëndrim mjaft dinjitoz në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, duke votuar pro rezolutës, që dënon vendimin e Presidentit Trump, për shpalljen e Jeruzalemit si kryeqytetin e Izraelit.
Rezoluta mori 128 vota pro, 35 abstenime dhe 9 vota kundër. Në tekstin e kësaj rezolute thuhet se çdo vendim për statusin e Jeruzalemit është i pavlefshëm dhe duhet anulluar.
Gjatë ditëve të fundit, ka patur një dilemë se cili do të ishte qëndrimi, i Shqipërisë gjatë këtij votimi. Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati u shpreh se Shqipëria do të ishte në anën e Komisionit Europian dhe kështu ndodhi. Vendi ynë është rreshtuar përkrahë vendeve të BE-së, shumica e të cilëve kanë votuar pro kësaj rezolute dhe kanë dënuar veprimet e Trump.
Megjithatë vihet re se disa vende të BE-së si Kroacia, Rumania dhe Polonia, kanë abstenuar.
Më herët Presidenti Trump kërcënoi të gjitha vendet të cilat do të guxonin të votonin kundër Amerikës ditën e sotme. Ai u shpreh se SHBA do të rishikonte ndihmën financiare për vendet që do të votonin kundër SHBA-së.
Përfaqësuesja e SHBA-së në OKB, Nikki Haley, u shpreh se Presidenti do ta konsideronte personale, votën pro kësaj rezolute.
“Unë dua që të dini se Presidenti i SHBA-së, do ta konsiderojë votën tuaj, si personale. Presidenti do ta monitorojë me shumë kujdes këtë votim”.
/TPZ.AL/