AKTUALITET, 21 Dhjetor 2017, 18:09

Artan Hoxha ia plas në sy Adriatik Llallës: Pengonte hetimet për politikanët

Artan Hoxha ia plas në sy Adriatik Llallës: Pengonte hetimet për

Gazetari investigativ Artan Hoxha gjatë një interviste ne “News 24”, deklaroi se Adriatik Llalla pengonte hetimet e prokurorëve të tjerë.

Duke folur për kryeprokuroren e përkohshme, Artan Hoxha tha se Llalla nuk mund të ishte më në drejtim të organit të akuzës.

“Nuk kemi një prokuror që pengonte hetimet për politikanët. Tani sa fuqi ka ajo, këtë nuk e dimë. Ai prokuror nuk mund të vazhdonte më në detyrë, se ishte bërë pengesë për hetimet, e për prokurorët e tjerë”, deklaroi gazetari.