AKTUALITET, 18 Janar 2018, 17:45

Vidhnin gjëra të shtrenjta, arrestohen tre shqiptarë në Itali

Vidhnin gjëra të shtrenjta, arrestohen tre shqiptarë në

Tre shqiptarë janë arrestuar në Valmontone të Italisë, për shkak se kishin grabitur tre banesa.

Shqiptarët e moshave nga 22 deri në 35 vjeç u kapën pas njoftimit të njërit prej të zotëve të shtëpisë, ku ata kryen vjedhjen.

Pas ndalimit gjatë kontrollit në mjet iu gjetën bizhuteri ari, kuleta, çanta të firmave të shtrenjta, ora, rroba të brendeve më të njohura, stilografë të koleksionuar dhe mjete të tjera si kaçavida e thika të cilat përdornin për të hapur dyert e banesave.

Ata tashmë ndodhen në burg, në pritje të dënimit.