AKTUALITET, 18 Janar 2018, 17:05

Akuzohet për mashtrim, arrestohet avokati Gazmir Xhurxhi

Akuzohet për mashtrim, arrestohet avokati Gazmir Xhurxhi

Arrestohet avokati Gazmir Xhurxhi në Tiranë. Mësohet se avokati akuzohet për mashtrim pasi qytetari që e ka denoncuar, pretendon se e ka paguar, por nuk është mbrojtur prej tij në një çështje gjyqësore.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë.

Finalizohet me sukses operacioni i koduar "Avokati".

Arrestohet një shtetas me profesion avokat për veprat penale "Mashtrim në shuma të mëdha", "Fshehje të ardhurave" dhe "Falsifikim i dokumentave".

Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, kanë finalizuar me sukses operacionin e përbashkët me metoda speciale të hetimit të koduar “Avokati”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë ndalimi i shtetasit:

G.Xh, 35 vjeç, banues Tiranë, avokat.

Arrestimi i shtetasit të sipërpërmendur u bë për veprën penale “Mashtrim në shuma të mëdha", "Fshehje të ardhurave" dhe "Falsifikim i dokumentave" parashikuar nga nenet 143/2, 180 dhe 186 i K.Penal”, pasi; shtetasi G. Xh me profesion avokat, i ka marrë nëpërmjet mashtrimit 1.700.000 lekë, (1.7 miljonë lekë të reja), duke falsifikuar disa fatura dhe dokumenta shtetasit; H. D, 59 vjeç, banues në Klos.

Materialet proçeduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.