TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia italiane publikon videon e operacionit për arrestimin e trafikantëve të drogës nga Holanda në Itali, mes tyre edhe shtetasin Valentin Selaj, të dashurin e Viola Spiros.
Në operacion morën pjesë forca të policisë italiane dhe asaj holandeze, kjo pas hetimeve për ekzistentën e një organizate të madhe të trafikut të drogës, Holandë-Itali.
Hetimet e kryera nga policia e Firencës dhe ajo e Holandës, rezultuan me arrestimin e dhjetëra personave dhe sekuestrimin e një ton drogë.
Operacioni u zhvillua në Firencë, Amsterdam dhe Roterdam.
Në 17 nëntor, gazeta lokale lanazione.it, ka hapur gazetën me një foto të Valentin Selaj me Viola Spiron.
Ndërkohë në informacionin e dhënë pas arrestimit të personave, nuk ka informacione të detajuara për anëtarët e kësaj bande kriminale.
TPZ.AL
https://youtu.be/s3EzIkUbC2g