AKTUALITET, 25 Nëntor 2017, 16:32

Kukësi fiton në Laç, vendasit humbasin një penallti

Kukësi fiton në Laç, vendasit humbasin një penallti

Kukësi mori një trepikësh të çmuar në fitoren e ngushtë 1-0 në Laç, në javën e 12-të të Kategorisë Superiore.

Golin e vetëm të takimit e shënoi me kokë Shameti në minutën e katërt pas zhvillimeve të një goditje këndi.

Laçi humbi një mundësi të mirë për të barazuar, por Eskerda nuk u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë minutat shtesë të pjesës së parë.

Përkohësisht, Kukësi ndodhet në vendin e dyte me 22 pikë, pesë pikë larg Skënderbeut të vendit të parë, por me korçarët që kanë një ndeshje më pak dhe do të luajnë në Tiranë kundër Partizanit.

TPZ.AL