TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në Qeverinë “Rama 1”, Elona Gjebrea, nga 5 tetori i vitit 2013 ishte në pozicionin e zv/Ministres së Punëve të Brendshme dhe Kordinatore Kombëtare për Luftën Kundër Trafikimit të Qënieve Njerëzore.
Por, mesa duket duket si “koordinatores” nuk i ka bërë përshtypje fakti që, bashkëshorti i i saj, Arian Hoxha, këshilltar i ministrit të Energjitikës dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, po e fshihte dënimin e dhënë nga gjykata e Fierit, me vendim nr.116 datë 6 shkurt 1995, ku i shoqi i saj dënohej me tetë vite muaj e 15 ditë heqje lirie për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve shtetërore.
Kur Doktorja e Shkencave e diplomuar për Biologji, u pyet nga gazetarët në lidhje me udhëtimin e famshëm drejt Greqisë me “Audi-n e famshëm (AA 00R GB) të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri (më 8 gusht 2014, kthimi më 16 gusht 2014), por që u ishte shitur vëllezërve Habilaj, ajo i akuzoi gazetarët se “po bënin lojën e kazanit”, siç ka qejf ta quajë shtypin jo proqeveritar Kryeministri Edi Rama.
Por, tashmë deputete e Partisë Socialiste, Gjebrea duhet të përballet, të paktën moralisht, me skandalin e bashkëshortit të saj, Arian Hoxha, i cili dyshohet të ketë fshehur një dënim për falsifikim dokumentesh gjatë kohës që punonte në ministrinë e Energjitikës si këshilltar i ministrit.
Sipas dokumenteve të publikuara nga opinion.al ai ka qenë i dënuar me 8 muaj e 25 ditë burg për mashtrim dhe falsifikim të dokumenteve zyrtare.
Ky dënim nuk figuron në formularin e tij të vetëdeklarimit.
Sipas të njëjtave burime dosja e tij i është përcjellë më tej Prokurorisë së Tiranës.
Dy vitet e fundit, bashkëshorti i deputetes Gjebrea punon për një projekt shumëmilionësh të Bankës Botërore me OSSHE.
TPZ.AL
[gallery ids="25694,25695,25696,25697,25698,25699"]