TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Tentoi të vriste rivalin në dashuri, duke e goditur në kokë me një tufë çelësash, por nuk ia doli, pasi karabinierërt arritën në kohë dhe e arrestuan.
Sipas medieve italiane, bëhet fjalë për 33-vjeçarin Aleks Hoxha, me banim më Frignano, që tashmë ndodhet në burg me akuzën për tentativë vrasje.
Hoxha kishte shkuar në shtëpinë e ish-bashkëjetueses së tij, ku edhe gjeti të dashurin e ri të saj, pasi ai e dinte që ish-gruaja e tij kishte nisur një marrëdhënie të re.
Kur e pa rivalin, nxori nga xhupi çelësat dhe e goditi me dhunë në kokë përpara gruas dhe vajzës 4-vjeçare të kësaj të fundit.
Të sinjalizuar për grindjen, karabinierët mbërritën menjëherë në shtëpinë që ndodhej në rrugën Chirico, duke e kapur në kohë shqiptarin që po hipte në makinë për të ikur.
TPZ.AL