TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
E kishte fshehur kokainën brenda termosit të djalit të tij 14 muajsh, i bindur se askujt nuk do t’i vinte mendja për ta gjetur.
Por, me gjithë kreativitetin e tij, shpërndarësi shqiptar i substancave të ndaluara ra në duart e policisë italiane në Sinalunga, qytet në provincën e Sienës.
Shqiptari, i cili ishte i pajisur me pasaportë italiane, jetonte prej një kohë të gjatë në Itali dhe kishte rënë në sy të investiguesve të seksionit antidrogë të Policisë së Sienës.
Gjithçka erdhi pas një kontrolli rutinë të makinës së tij, kur shqiptari, bashkëpronar i një ndërmarrje të vogël artizanale, filloi të keq reagonte duke u djersitur në atë masë që krijoi dyshime te agjentët e policisë.
Kontrolli i imët solli edhe zbulimin e kokainës dhe jë sasie prej 50 gramësh të kokainës të futur në termos.
Sipas Blastingnews.cm, sasia në total që iu gjet atij nè makinë arrinte në 250 gram kokainë ose me një vlerë tregu prej 25 mijë eurosh.
TPZ.AL