AKTUALITET, 25 Nëntor 2017, 16:12

Mjekët e Shkodrës kundërshtojnë emërimin si drejtor të ish-kandidatit për deputet të PS-së

Mjekët e Shkodrës kundërshtojnë emërimin si drejtor

Mjekët e spitalit rajonal Shkodër kanë shprehur indinjatën e tyre në lidhje me emërimin në krye të këtij spitali të Vilson Masmalaj, kandidatin për deputet të PS-së në zgjedhjet e 2017.

Mjekët e këtij spitali e kanë konsideruar një farsë konkursin për zgjedhjen e tij. Sipas tyre, e gjithë kjo garë ishte fiktive dhe me emër të paracaktuar. Drejtori i sapozgjedhur Masmalaj nuk ka asnjë lidhje me mjekësinë, pasi ka studiuar për ekonomik.

Në garë dy kandidaturat e mundshme për t’u shpallur fitues kanë qenë drejtori që ishte deri më tani, Përparim Çela dhe gjinekologu Senad Halluni, por Ministria e Shëndetësisë nuk shpalli asnjërin prej tyre fitues.

“Ne nuk mund të lejojmë që në spital të vijë një person që nuk ka lidhje me shëndetësinë. Mund të jetë një figurë e nderuar, por është e qartë se nuk e njeh as mjekësinë dhe as shëndetësinë”, – u shprehën mjekët e spitalit të Shkodrës.

TPZ.AL