Katër ditë më parë një vjedhje ndodhi në një dyqan celularësh në kryeqytet në rrugën “Sulejman Delvina”, pranë shkollës “Vasil Shanto”.
Në videon e publikuar nga Tv Klan duket se autorët futen në dyqan dhe i drejtohen direkt banakut ndodhen telefonat celularë.
Grabitësit kanë qenë të të maskuar me bluzë me kapuç, të pajisur me dorashka për të mos lënë gjurmë. Ata mundën të merrnin mbi 60 telefona si dhe disa tabletë.
Pas grabitjes autoret u larguan me një automjet tip “Ford” Eskort.