AKTUALITET, 25 Nëntor 2017, 15:09

Super kontroll i karabinierëve në Peruxhia, arrestohen katër shqiptarë

Super kontroll i karabinierëve në Peruxhia, arrestohen katër

Një super kontroll i karabinierisë në disa qytete italiane  - Bastia Umbra, Bettona, Torgiano e Valfabbrica – ka rezultuar me arrestimin e disa shqiptarëve, për arsye të ndryshme.

Sipas Perugiatoday.it, një shpërndarës droge shqiptar 21-vjeçar u arrestuar në Marsciano, ndërsa një tjetër 32-vjeçar u kap në flagrancë teksa po u shiste kokainë dy të rinjve në Marsciano dhe Tavernelle.

Bilanci i arrestimeve të shqiptarëve i shtohet edhe një klandestin 38-vjeçar që po drejtonte makinën nën ndikimin e substancave narkotike.

Karabinierët italianë arritën të arrestonin edhe një 43-vjeçar, banues në Bastia Umbria, në zbatimin të urdhërit për arrestimin shtëpiak për keqtrajtim të familjes.

TPZ.AL