AKTUALITET, 25 Nëntor 2017, 22:15

Arrestohet shqiptari në një mega operacion, grekët 48 orë në ndjekje të gomones me drogë

Arrestohet shqiptari në një mega operacion, grekët 48 orë

Operacion i madh anti-droge ne Greqi. Një gomone pikaset në ujërat në veri te Korfuzit dhe ndiqet deri në brigjet e ishullit Tzia, Athine. Operacioni nga ajri dhe deti.

Sipas mediave greke, gomonia me tre motorë nga 350 kuaj fuqi secili e drejtuar nga 3 persona.

Operacioni ka nisur 48 orë me parë pas informacioneve në rruge operative, ndërkohë që qëparë u ndaluar gomonia në Tzia pasi u godit nga snajperistët që ndodheshin në helikopterin e policisë.

Operacioni nga anti-droga, policia kufitare me mjete tokësore, detare e ajrore të forcave speciale dhe forcave amfibe, shkruan Panorama. Është sekuestruar sasi tepër e madhe droge. Operacioni vijon.

Droga vinte nga Shqipëria. Skafistet një grek, një shqiptar e një turk. Ka pasur shkëmbim zjarri. Gomonia tani po transportohet drejt Pireut. Policia kishte prej kohesh informacion për këtë rast.