AKTUALITET, 25 Nëntor 2017, 18:19

Ish-ministri Demiraj: Tahiri, i ikur. Merr shumë ministra me vete

Ish-ministri Demiraj: Tahiri, i ikur. Merr shumë ministra me vete

Ish-ministri i brendshëm, Dritan Demiraj ka folur në emisionin ‘Kjo Javë’ me Nisida Tufën  në News24 për aktualitetin politik si dhe çështjen ‘Tahiri’.

Dritan Demiraj tha se Saimir Tahiri nuk ka asnjë mundësi për t’u mbrojtur dhe sipas tij rënia e ish ministrit lidhet edhe me ministra të tjerë.

“Pozicioni i Saimir Tahirit është i rëndë dhe mendoj se Tahiri nuk ka asnjë mundësia për t’u mbrojtur. Mbase Prokuroria duhet të ishte më diskret në këtë çështje. Por sado që të mbrohet Tahiri dhe të tjerët, unë gjykoj se duhet të lihet Prokuroria dhe gjykata që të bëjnë punën e tyre. Nuk mund të them asgjë për mbrojtjen e Tahirit, pasi atij sa i mbyllet një gjë i hapet një gjë tjetër. Rënia e Saimir Tahirit është e lidhur edhe me ministra të tjerë”- tha Demiraj.