AKTUALITET, 14 Shtator 2018, 14:16

VIDEO/ Nën kërcënimin e thikës vodhi shitësen e kioskës, kapet 19 vjeçari

VIDEO/ Nën kërcënimin e thikës vodhi shitësen e

Pas 7 muajsh arrati është arrestuar 19 vjeçari Xhesion Kasaj autor i grabitjes së një kioske në Tiranë.

Vjedhja ndodhi në 28 shkurt 2018, tek sheshi “Shqiponja”. Xhesion Kasaj, dyshohet se i maskuar nën kërcënimin e një thike i vodhi shitëses së një kioske, shtetases me inicialet E.B., xhiron ditore.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Vjedhje me dhunë”, parashikuar nga neni 139 i Kodit Penal.

TPZ.AL