AKTUALITET, 14 Shtator 2018, 13:48

Brenda një nate policia greke kap 128 kg marijuanë, arreston 3 shqiptar

Brenda një nate policia greke kap 128 kg marijuanë, arreston 3

Policia greke ka kapur 128 kg marijuanë në dy operacione të ndryshme në kufirin greko-shqiptar pranë Igumenicës.

Policia helene ka pikasur një makinë që vinte nga kufiri i gjelbër, më pas kanë zbuluar se ishin fshehur 41 pako me 77 kg 270 gramë marijuanë. Në pranga ka përfunduar një 30 vjeçar shqiptar, identiteti i te cilit nuk bëhet i ditur.

Ndërsa gjatë mesnatës policia greke ka zhvilluar një tjetër operacion në rrugë dytësore në Drimitsa, Igumenicë, duke kapur dy shqiptarë të tjerë, përkatësisht 24 dhe 29 vjeç. Të dy ishin duke transportuar me çanta 48 pako me 51 kg 10 gramë marijuanë.

Nga dy operacionet u sekuestruan 128 kg 280 gram marijuanë, 1370 euro, 3 celularë, dhe një makinë. TPZ.AL